Mike Tyson rrëfen historinë kur tigri i tij sulmoi një grua dhe boksieri i dhuroi çerek milionë dollarë

Mike Tyson ka rrëfyer historinë e jashtëzakonshme kur njëri nga tigrat e tij e sulmoi një grua që jeton pranë tij.
Ish-kampioni i Botës nuk mund të zgjedh një qen, mace, lepuj ose peshk si kafshë shtëpiake. Në vend të kësaj ai duhet të zgjedh një tigër që të duket ndryshe nga të tjerët, shkruan Indeksonline.
Dhe gjatë një bisede “Live” në Instagram me reperin Fat Joe, Tyson u pyet për një thashetheme që ishte paditur pasi tigri i tij u zgjidh de sulmoi një fqinje.
Megjithatë ish-kampioni i Botës në pesha të rënda tha se faji ishte i fqinjës pasi ajo u fut në oborrin e tij dhe filloi të luaj me ta.
“Dikush u hodh mbi gardhin tim dhe u fut tek tigrat dhe filloi të luante me ta. Tigri nuk e njihte zonjën, kështu që ishte një aksident i keq“.
Joe e pyeti Tyson nëse ishte paditur për dëmet, të cilave ai zbuloi se përfundoi duke dhuruar një çerek milion dollarë sepse ndjehej keq.
Ai u përgjigj: “Epo, ata u përpoqën deri sa zbuluan se ajo kishte hipur mbi gardh dhe kishte shkelur rregullat“.
“Dëgjo, kur pashë atë që tigri kishte bërë në dorë, atëherë kisha shumë para, atëherë unë vetëm i dhashë 250,000 dollarë“, ka thënë Tyson.
Mike Tyson konsiderohet ndër dy boksierët më të mirë që ka njohur bota. /IndeksOnline/