75 Mall Live Search
17:26 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi me 13 prill, mos dilni as para orës 17:00

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka lutur qytetarët të respektojnë “orën policore”, pavarësisht vendimit të Qeverisë, që u vlerësua anti kushtetues sot nga Gjykata.

Ahmeti ka thënë se ky vendim hyn në fuqi më 13 prill, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se deri atëherë të mos dalin as para orës 17:00, për shkak të shëndetit.

Postimit:

Qetë ta mbrojmë jetën tonë!

Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. 

Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill.

Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. 

Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj.

#rriNshpi