Abazi: Ndryshimet kushtetuese e gjendja e jashtëzakonshme ndodhi vetëm një herë në 1989

Gjatë ditës së sotme ka pasur zhvillime politike, takime të presidentit me disa nga krerët e subjekteve politike, atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, si dhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të PDK-së Kadri Veseli.
Në këto që u quajtën konsulta nga ana e Presidentit, u diskutua lidhur me situatën politike në vend dhe gjetjen e një zgjidhje pas rrëzimit të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës.
E pas këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi i zëvendëskryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, i cili tha se tentimet e sotme janë përpjekje si në vitin 1989, kur me shumicë votash ishte suprimuar kushtetuta e vitit 1974.
“Ndryshimet kushtetuese janë përmendur dhe janë bërë në të njëjtën kohë- dhe në të njëjtën fjali me deklaratat për gjendjen e jashtëzakonshme- vetëm njëherë dhe kjo, në mars të vitit 1989. Atëbotë me shumicë votash është suprimuar kushtetuta e vitit 1974”, ka thënë Abazi.
Sipas tij, rrjedhimisht për shkak të qëllimeve të errëta e të kobshme i është hequr Kosovës dhe qytetarëve të saj e drejta për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre.
“Kjo shkollë edhe sot po vazhdon të pretendojë se ekziston”, ka thënë Abazi, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Ndryshe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u formua pas mbi katër muaj që kishin përfunduar zgjedhjet. Ndërsa nuk zgjati më shumë se 51 ditë.
Ky është statusi i plotë i Abazi: