75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

44 persona të prekur me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK, po priten rezultatet edhe për gjashtë raste

Në 125 ka arritur numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Kurse në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare sot janë të hospitalizuar 60 pacientë.

Prej tyre, me COVID-19 janë gjithsej 44 raste, kurse Klinika është në pritje të rezultateve për gjashtë raste, teksa 10 raste kanë rezultuar negativ për COVID-19, raporton Indeksonline.

Gjendja shëndetësore e pacientëve me koronaivurs është kësisoj:

Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me COVID-19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë COVID -19 pozitiv.

Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi./Indeksonline/