75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktorja kolumbiane “Norma”, preket nga koronavirusi

Aktorja e njohur kolumbiane Danna Garcia, njihet për rolin e saj si “Norma” në serialin e njohur “Pasionet e Fsheta”.

Ajo së fundmi është duke u përballur me një sëmundje.

Mediat latine kanë bërë të ditur se aktorja vuan nga COVID-19, pasi doli pozitive në testin që i kanë bërë.

Gjendja e saj tashmë është përmirsuar dhe aktorja ka falenderuar të gjithë për interesimin e shfaqur. /Indeksonline/