75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Laurent Xhylani, futbollisti i Feronikelit që po krahasohet me Iniestën

Feronikeli siç duket të ardhmen e ka të sigurtë duke e parë kualitetin e futbollistëve të rinj të kësaj skuadre.

Një nga këta futbollist që është duke shkëlqyer në këtë skuadër është futbollisti Laurent Xhylani, shkruan IndeksOnline.

Loja e tij fantastike ka bërë që ai të krahasohet nga të tjerët me legjendën e futbollit, Iniestën.

Futbollisti i Feronikelit foli edhe për IndeksOnline ku tregoi synimet e tij për të ardhmen.

“Si çdo futbollist i moshës time, edhe unë kam synimet e mija për të ardhmen. Qëllimi im është që përmes teknikave dhe punës që po e bëjë në futboll, të arrijë në majat ndërkombetare“.

Po ashtu Xhylani tregoi që për të arritur suksesin të cilin e ka deri më tani atë e kanë ndihmuar familja dhe trajnerët.

“Arritja deri në këte pikë ku jam sot nuk ka qenë aspak e lehtë, ka pasë sfida të ndryshme, por me përkrahjen e familjes dhe trajnerëve Arton Hajdari, Zeq Hasi, Shkelzen Nebihu, Astrit Hasi, të cilet në vazhdimësi më kanë përkrahur dhe kanë besuar gjithmonë në atë që mund të bëjë, vështirësit e tjera nuk e kanë ndaluar rrugën time“.

Mirëpo për Laurent Xhilanin që të arrijë suksese ende më të mëdha pengesë është vështirësia që të mund të luaj në shtete të tjera shkaku i liberalizimit të vizave.

Ajo çka na zbehë shpresat të gjithë neve, është izolimi jonë, procesi i liberalizimit të vizave e që kjo po e pengon edhe depertimin tonë jashtë kufijeve” përfundoi Laurenti.

Xhylani luan si lojtarë kreativ dhe po ashtu ai mund të luaj edhe si mesfushorë i krahut të majtë.

Talentin e tij Laurenti e ka dëshmuar edhe me shënimin e golave, ku vetëm në edicionin e kaluar kishte shënuar afro 40 gola.

Duke i pasur parasysh paraqitjet e Laurent Xhylanit mbetet të pritet shumë nga ky futbollist edhe në të ardhmen./IndeksOnline/.