Veseli: Nuk është garë automobilistike se kush del i pari në zgjedhje, Albin Kurti e kishte thënë vet

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se nuk është garë automobilistike se kush del i pari në zgjedhje.
Sipas Veselit, e rëndësishme është se kush e formon shumicën. E njëjtë e citon të kishte thënë edhe kreu i VV’së, Albin Kurti.
“Nuk është garë automobilistike se kush del i pari në zgjedhje. Me rëndësi kush e bën shumicën. Kështu ka thënë edhe Albin Kurti’’, ka thënë Veseli në Click.
“Tjua lëmë njerëzve që kanë të drejta Kushtetuese, që në këtë rast është presidenti. Dorëheqja e kryeministrit, ardhja e zgjedhjeve, është normale’’, ka shtuar ai tutje.