75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollisti që nga të gjithë po kritikohet, ngritet në ‘qiell’ me lavdata nga Messi

Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele është duke u kritikuar nga shumë njerëz të këtij sporti për shkak të paraqitjeve të tij.

Dembele i cili që nga transferimi i tij te Barcelona nuk ka lënë përshtypje të mira pasi që atë e kanë pezulluar edhe lëndimet, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo për Messin ai mbetet ende një futbollist fantastik.

Duke folur për bashklojtarin e tij te Barcelona, Messi ka thënë “Ritmi i tij është i frikshëm në trajnime”.

“Në fushë ai është një fenomen. Varet nga ai, ku përfundon, ai mund të jetë një nga më të mirët”.

Po ashtu argjentinasi e ka vlerësuar atë si një nga 15 lojtarët të cilët do të rritin kualitetin e tyre në të ardhmen./IndeksOnline/.