Loredana dhe Zuna të parët në “Spotify” me bashkëpunimin “Du bist mein”

Së fundi Loredana bashkoi forcat me reperin e njohur, Zuna për të sjellur projektin “Du bist mein”.
Me tu publikuar kënga u pëlqye nga adhuruesit e dyshes teksa numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin e Youtube, shkruan Indeksonline.
Ndërsa tani ata kanë arritur edhe një sukses tjetër me këtë këngë, duke u renditur në pozitën e parë në platformën “Spotify” në Gjermani .
E lumtur për këtë sukses, Loredana ka falënderuar të gjithë adhuruesit e tyre që u bën pjesë e klipit, “Ky numër 1 ju takon të gjithë juve”.
“Pavarësisht se sa e errët duket kjo kohë, në një moment dielli lind përsëri”, ka thënë reperja në status.
Duke vazhduar, “Për pak kohë do të tërhiqem pak nga ana muzikore. Më në fund kam më shumë kohë për Hana & familjen time dhe do ta përdor këtë kohë. Le të qëndrojmë të fortë së bashku!”.
Loredana poashtu zbuloj se si shenjë falënderimi javën e ardhshme do të lansoj një remix të këngës./Indeksonline/