Pacienti i prekur me koronavirus, shkruan nja mesazh emocional në dritare
Një pacient i prekur me koronavirus ka shkruar një mesazh emocional në dritaren e spitalit ku është i izoluar.
Pacienti dëshironte që të shprehte mirënjohjen e tij ndaj kujdesit që i kishin kushtuar mjekët, transmeton IndeksOnline.
Andaj sipas tij mënyra më e mirë ishte të shkruante një mesazh në dritaren e dhomës.
“Kam parë që disa prej jush kanë netë të mira dhe disa netë të këqija por ajo që ishte e vazhdueshme çdo natë ishte që ju kujdeseni për njerëzit”, thuhej në një pjesë të këtij mesazhi./IndeksOnline/.