75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Mbretëresha Elizabeth iu drejtohet britanikëve për shkak të COVID-19

Mbretëresha Elizabeth II do t’u drejtohet sonte qytetarëve britanikë, të cilëve do t’iu bëjë thirrje se me vendosmëri do t’iu kundërvihen krizës së shkaktuar nga virusi COVID-19.

“Shpresoj që të gjithë në vitet e ardhshme do të jenë krenarë për mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide. Dhe ata që vijnë pas nesh do të jenë në gjendje të thonë se kjo gjeneratë e britanikëve ishte aq e fortë sa çdo e mëparshme,” tha Elizabeth II.

Një total prej 47.806 personave në të gjithë Britaninë e Madhe tani kanë dalë pozitivë me koronavirus, ndërsa 4.974 kanë vdekur.