Granit Xhaka kujton kohën kur e ka mposhtur Manchesterin me fanellën e Baselit

Granit Xhaka ka kaluar një pjesë të kohës duke kujtuar momentet kur veshte fanellën e Baselit.
Ylli shqiptar ka shikuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve së vitit 2011 në mes të ish-skuadrës së tij dhe Manchester United që atëherë drejtohej nga Alex Ferguson.

Në këtë ndeshje zviceranet kishin fituar me rezultat 2-1 derisa Graniti kishte luajtur 83 minuta, shkruan Indeksonline.

Kjo ishte një nga sfidat kur ai së bashku me Xherdan Shaqirin kishin rënë në sy të skuadrave të mëdha evropiane.
Në përfundim të atij sezoni, Graniti ishte transferuar në Bundesligë te Borusia Monshengladbach ndërsa në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit në Premierligë. /IndeksOnline/
