Muharremaj: Mbyllen të gjitha bizneset që nuk e zbatojnë urdhëresën nga Qeveria dhe institucionet komunale
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se po mbyllen të gjitha bizneset që nuk e zbatojnë urdhëresën nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet komunale dhe se për këtë nuk ka asnjë kompromis.
“Nga ora 17:00 e deri 06:00 ndalohet edhe lëvizja edhe hapja e dyqaneve, me përjashtim të atyre që lejohen sipas urdhëresës përkatëse”, tha Muharremaj, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai shtoi se duhet respektuar rregullat e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë./Indeksonline/