IKShP: Ju lutemi mos dilni aty ku ka grumbuj njerëzish, mund të shkaktoni shpërthim epidemik!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, sërish u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos dalin jashtë shtëpive të tyre, transmeton IndekOnline.
Ky institut përmes një postimi në facebook, ka thënë se sërish ka numër të madh të qytetarëve të cilët po dalin në këtë ditë të ngrohët me diell, duke vënë në rrezik vetën dhe familjet e tyre.
Tutje IKShP ka thënë se dalje e shumta në vende si Brezovica e Prevalla, mund të shkaktojnë rrezik dhe shpërthim epidemik.
Ky është postimi i plotë i IKShPK-së.