75 Mall Live Search
17:50 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Modelja e njohur nuk i respekton thirrjet për të qëndruar në shtëpi, shihet në aeroport bashkë me burrin e saj

Emily Ratajkowski i ka mbajtur ndjekësit e saj të azhurnuar ndërsa qëndron në karantinë në mes të pandemisë në rritje të koronavirusit .

Por themeluesja e veshjeve Inamorata duket se është e gatshme të rrezikojë udhëzimet e dhënë për udhëtimit nga CDC duke dalë nga banesa e saj në Nju Jork.

Ajo u pa të mërkurën me një maskë për fytyrën dhe doreza mbrojtëse ndërsa arriti në Aeroportin Ndërkombëtar ‘John F Kennedy ‘ për të kapur një fluturim me burrin Sebastian Bear-McClard dhe qenin e tyre Colombo.

28-vjeçarja e kompletoi dukejn me një kapelë të zezë bejsbolli dhe një palë atlete të bardha, dhe mbante një çantë të madhe të verdhë të Celine.

Udhëtimi i tyre erdhi një javë pasi numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin e Nju Jorkut tejkaloi shifrën e 2,000 personave  në dy ditë./Indeksonline/