Dua Lipa shijon ‘lirinë’ me të dashurin rrugëve të Londrës

Ajo aktualisht është në izolim me të dashurin e saj Anwar Hadid në Londër.
Megjithatë Dua Lipa dhe partneri i saj i famshëm bën një pushim nga kufijtë e bllokimit për një shëtitje romantike të premten, si pjesë e kohës së tyre të jashtme të mandatuar nga qeveria.
Këngëtarja e One Kiss, 24 vjeçe, nuk mund të ndalonte së qeshuri ndërsa ajo ishe në përqafim të 20-vjeçarit Anwar.

Dua po jeton në ‘një Airbnb’ të rastit në Londër me të dashurin Anwar, pasi u kthye në shtëpi nga turneu i saj në Australi duke gjetur banesën e saj të përmbytur.

Pavarësisht se ishin në një lloje tjetër të tyre të jetesës, çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa ata ecnin së bashku komod dhe të dashuruar.

Dy ditë para kësaj shëtitje, Dua vërtetoi se shfaqja duhet të vazhdojë ndërsa u shfaq në Jimmy Fallon përmes lidhjes live, ku bisedoi me legjendën e TV para se të performojë këngën e saj të re Break My Heart.

Albumi i saj i ri “Future Nostalgia” po kryeson tabelat në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/
