75 Mall Live Search
12:36 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së: Kur flasim se kush e përfaqëson popullin, t’i referohemi Kushtetutës

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se është e nevojshme që edhe kur flasim se kush e përfaqëson popullin, t’i referohemi Kushtetutës.

Shala tha se si ka mundësi që dikush që ka marrë vetëm 11% të votave (mbështetjes) të ketë të drejtë absolute të flas dhe veproi në emër të qytetarëve.

Ai tutje përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka një sistem zgjedhor proporcional. Dhe në një sistem proporcional është gati e pamundur që një parti politike e vetme të fitoi 51% të votave, shumicën absolute, që do t’i jepte të drejtën për të formuar vetë qeverinë.

“Paradoksi i kësaj Qeverie, e cila që nga fillimi filloi të flas në emër të “popullit”, duke pasur mbështetje vetëm prej 26.67% të të zgjedhurve të popullit – deputetëve të Kuvendit të Kosovë”.

Më poshtë postimi i plotë: