75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Dortmund gjen zëvendësuesin nëse Sancho largohet gjatë verës

Jadon Sancho dhe Borussia Dortmund duket se gjatë kësaj vere do të ndahen definitivisht.

Kjo pasi ofertat për sulmuesin e verdhezinjëve nuk po mungojnë edhe atë nga skuadra si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Barcelona, Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

Vetë Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmund dhe drejtuesit e klubit tani duket se kanë gati zëvendësimin për të.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Sevillas, Lucas Ocampos i cili ka kaluar një sezon fantastik në La Liga.

25 vjeçari ka shënuar 12 gola në 29 paraqitje dhe ky transferim klubit gjerman pritet ti kushtojë diku rreth 40 milionë euro. /IndeksOnline/