Në këtë kohë kur skuadrat janë në krize, FFK “ndez” ekskavatorët

Disa klube kanë shfaqur pakënaqësi për pakon emergjente që është prezantuar nga FFK në këtë kohë kur futbolli është në krizë për shkak të koronavirusit.
Federata e Futbollit të Kosovës po mendon që të marr një kredi për të dalë nga kriza, por në anën tjetër vazhdon “reklamimi” edhe në kohë pandemie, shkruan Indeksonline.
Pamje të siguruara nga IndeksOnline, shihet se ekskavatorët po punojnë edhe në këtë kohë krize në stadiumin e Hajvalisë.
FFK pa kurrfarë procedure tenderimi dhe pa njoftim paraprak ka filluar punimet në këtë vend, ku ende nuk dihet nëse ka leje nga Urbanizimi në KK Prishtinë.
Jemi mësuar në të kaluarën, që në këto lloj investimesh të bëhej e madhe nëpër media. /IndeksOnline/