Hoti: Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti

Janë konfirmuar nga IKSHPK 79 raste të reja me COVID19, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 362.
Pas këtij njoftimi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se ne do të mbijetojmë vetëm nëse izolohemi, ndërsa gjithashtu ka bërë apel që qyetarët të furnizohen me ushqime për një ose dy javë, që mos të ketë dalje pa nevojë, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi:
Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti.
Furnizohuni me ushqime për një ose dy javë dhe mos dilni pa nevojë çdo ditë.
Distancim total social dhe izolim.
S’ka armë më të thjeshtë e më të fortë kundër koronavirusit.
E pafalshme mos me shfrytëzue.
#RriNshpi
.