Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

Njësia policore në Prishtinë ka hasur tre të dyshuar, ku njëri prej tyre ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therrur me thikë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK i është lëshuar vendim për ndalim./Indeksonline/