75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Kaos në Veternik-qytetarët ankohen për pozicionim jo të duhur të policëve

Nga e diela edhe komuna e Prishtinës është futur në karantinë për shkak të raste të fundit të paraqitura me Covid-19. Të gjithë ata që ja mësyjnë të hyjnë në Prishtinë, së pari duhet të ballafaqohen me policinë e Kosovës, të cilët janë të vendosur në çdo hyrje dalje të kryeqytetit.

Mirëpo në një rrugë mjaftë të frekuentuar, të të Veterrnikut, që lidh Prishtinën me qytetin e Ferizajt, Gjilanit e qytete tjera, më saktësisht në rrethin tek Albin Mall, qytetarët po ankohen për pozicionim të keq të policisë. Ata për IndeksOnline kanë deklaruar se kanë mbetur të bllokuar, në këtë rrugë, pas tollovisë së shkaktuar nga pozicionimi jo i duhur i policisë kjo po shkakton tollovi e kaos në këtë rrugë.

Aktualisht në Prishtinë janë të infektuar 47 persona.