75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Korab Shaqiri publikon videoklipin e realizuar në karantinë

Kanë kaluar një muaj që kur jemi në izolim për shkak të pandemisë.

E gjatë kësaj kohe, shumë artistë kanë realizuar projekte të reja.

E një prej tyre është kënga e re e Korab Shaqirit e realizuar e gjitha në karantinë.

Instrumentali është krijuar nga BuJaa Beats, e teksa vija melodike është punuar nga Korab Shaqiri dhe Blond Krasniqi. E po ashtu edhe klipi është xhiruar me telefon brenda shtëpisë, ku Korabi posedon studion muzikore.