75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas vdekjes së pacientes së parë në Istog, flet drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë

Që nga dje edhe qyteti i Istogut është prekur nga koronavirusi.

Ndërsa sot kjo komunë u godit me vdekjen e pacientes së parë nga Covid-19.

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme për këtë rast.

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, në një prononcim pak më parë për IndeksOnline ka treguar për rastin e të ndjerës tashmë S.K , e cila pak më parë ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë globale Covid-19.

E ndjera siç bëhet e ditur edhe nga drejtori për Shëndetësi në Isog, Osmanaj, kishte pasur edhe sëmundje shoqëruese, dhe se në Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare në Isog kishte ardhur me dhimbje të lukthit.

Pacientja ka ardh në QKFM në Istog në me disa ankesa për dhimbje lukthi, dhimbje abdominale. Sipas anamnezës ka treguar se këto probleme i ka pasur edhe më parë por së paku një herë në vit edhe më të mëdha, mirëpo doktori që ka qenë në emergjencë, dhe ka dyshu se ka pasur disa ndryshime patologjik në të, e ka referuar në Pejë, me datë 9″, tha Osmanaj për IndeksOnline.

Ai tutje ka treguar se  natën e së shtunës dhe të dielës është përkeqësuar gjendja në spitalin e Pejës dhe me urgjencë është dërguar  në Prishtinë, në Klinikën Kirurgjike aty ku edhe i është nënshtruar operacionit.

 “Sigurisht është operuar  për abdomen akut, dmth ka pasur një shpërthim nga lukthi ose organit tjetër që ka rrezikuar jetën , dhe nuk kanë pas mundësi për intervenime më të gjata dhe është dashur të shpëtohet jeta e saj”, tha ai.

Ai ka treguar tutje se me kërkesë të familjes i janë bërë edhe analiza të tjera për të parë se ai ishte shkaktuar vdekja e saj nga coronavirusi, dhe se kjo kishte rezultuar pozitive.

Tutje drejtori Osmanaj ka treguar se qysh mbrëmë  4 punëtorët shëndetësor që kanë pasur kontakt me të ndjerë tashmë janë futur në vetizolim, ndërsa policia ka filluar nëbashkëpunim me komunën të përpiloj listën e personave të cilët kanë pasur kontakt me të ndjerën.

“Janë përcjell rastet e kontaktit fillimisht me policinë pastaj me institutin , për shkak  se ne kemi informacion se tashmë e ndjera para një jave ka qenë  te familja e saj në Skenderaj  me datën 5 prill, ka qenë në Klinë të ulët dhe ndoshta ka mundur ta ketë marrë nga dikush, por kjo tash është njëra nga mundësit”, tha Osmanaj.

Ai tutje ka porositur qytetarët e Istogut që të marrin kontakte vetëm nga komuna dhe personat që janë kompetent, e të mos krijohet panik dhe pasiguri.

“Mesazhi për qytetarët e Istogut, që të komunikojnë me neve, t’i përcjellin prononcimet tona si nga drejtori i QKMF nga zëdhënësi i komunës, në mënyrë që të mos i lëmë vend hutisë, thashetheme, dhe qytetari nuk e dinë se cila është e vërteta, të ndjekin informacionet e besueshme, ky është vetëm rasti i parë që ka ndodhur në Istog, është pandemi nuk na kurseu edhe neve, tu përmbahemi masave, të durojmë edhe pak dhe besoj do ta kalojmë sa ma lehtë si komunë dhe si Kosovë”, përfundoj Osmanaj.