I izoluar në shtëpi, Bes Kallaku thotë se divani e mbajti afër në këtë periudhë

Aktori i njohur shqiptar Bes Kallaku ka ndarë me fansat një fotografi ku shihet shtrirë në një divan.
Ai thotë se këtij divani nuk do ia harroj sa të ketë jetë, pasi që e ka mbajtë afër në këtë periudhë pandemie.
“Ktij divanit nuk ja harroj sa t’kem jete! Me ka majt aq afer ket periudhe sa mduket sikur me m’pas pjelle vete!”, ka shkruar ai.
Besi është i njohur shumë, pasi që gjithmonë kujdeset që ta argëtojë publikun.
Ai është i martuar me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën kanë një vajzë të quajtur Ajka./Indeksonline/