75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Tërmet 4.5 ballë, në Shqipëri

Si të mos mjaftonte izolimi prej koronavirusit, Shqipëria goditet nga një tërmet i fortë.

Bëhet fjalë për një lëkundje sizmike 4.5 ballë të shkallës rihter, sipas Institutit Europian i Sizmiologjisë, shkruan noa.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit flet për një lëkundje 3.5 ballë të shkallës rihter të regjistruar mes Kepit të Rodonit dhe Bisht Pallës, prag mbrëmjen e sotme.

Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 18.43 minuta, duke krijuar panik në njerëz.