75 Mall Live Search
22:00 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Kush ka mbetur jashtë Prishtinës, nesër do të informohen

Prishtina tashmë është në karantinë, derisa ndalohen hyrje-daljet në kryqytet.

Ndërsa në Debat Plus, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë që nesër qytetarët do të marrin informacione për emergjenca.

“Nesër qytetarët do të marrin informacione se ku do të mund të marrin, në lidhje me ata që kanë mbetur në një komunë tjetër apo kanë nevojë për shërbim shëndetësor.

Ke një emergjencë shëndetësore, atëherë drejtohesh tek komuna.

Në hyrje të komunës, në kufijtë administrativ ke mujt me lëviz, por me ardhë nga Fushë Kosova në Prishtinë s’ke mujt.

Nesër është edhe mbledhja e shtabit për gjërat e tjera që t’i menaxhojmë  në mënyrë të shpejtë.

A do të mund të përballemi në një nivel tjetër të krizës, por nëse kemi lexu nga shtetet e tjera, qytetarët duhet ta kuptojnë se virusin e kemi në Kosovë. Nga 20 rastet e fundit në Prishtinë, asnjëri s’ka pasur simptomë me virus, por që janë testu që kanë qenë raste kontakti, prandaj masat duhet të jenë drastike”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline