Deputetja e LDK-së s’guxon të komentojë, thotë se frikësohet nga Sveçla

Vendimi i zv/ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për leje të veçantë të qarkullimit me të cilin pajis me leje deputetët që do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit, ka nxitur reagime të shumta.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë pajtuar aspak me vendimin e njeriut të Albin Kurtit.
Deputetja e kësaj partie, Lirije Kajtazi ka ironizuar me një koment në profilin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit e quajti të papranueshme vendimin e Sveçlës.
“S’po guxoj me komentu se mundet me ma anulu lejen”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline

Ndryshe, leja e lëshuar nga Sveçla vjen pas masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve që u vlerësua përsëri antikushtetuese nga njohës të sistemit kushtetues.
Ndërsa, me iniciativë të PDK sot do të mbahet seancë ku do të diskutohet propozimi një Pako Emeregjente financiare për kalimin e krizës me Covid-19.