Edhe Neymar përlotet nga filmi turk: Kam qarë si një fëmijë

Bota po vazhdon të fascinohet nga filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili bëri edhe shqiptarët të qajnë.
Filmi me aktorët në rolin kryesor Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya përshkruan dashurinë e pakusht ndaj prindit dhe vajzës, ndërsa mënyra e interpretimit të roleve bën që secili të preket e t’i mbushen sytë me lot, shkruan Indeksonline.
Ky film ka tërhequr së fundi vëmendjen edhe të yjeve më të mëdha në botë të cilët nuk kursejnë komentet pozitive karshi aktorëve.
Së fundi ish futbollisti brazilian, Neymar që ka treguar se e ka shikuar këtë film madje ai tha se si baba që është ai është prekur nga ngjarja, madje ka qarë si një fëmijë.
“Ata që kanë fëmijë e dinë se çfarë po mendojë tani, e ata që nuk kanë është e njëjta gjë… dashuria i bashkon të gjithë. Kam qarë si një fëmijë”, ka shkruar Neymar.
Kujtojmë që filmi turk i cili është publikuar në tetor të vitit të kaluar është bërë një nga filmat më të shikuar në Netflix javëve të fundit./Indeksonline/
