“Partitë që thirrnin për sundim të ligjit, të mos respektojnë Kushtetutën shkaktojnë precedent të rrezikshëm”

Njohësi i Çështjeve Politike dhe zhvillimeve të Kuvendit, Albert Krasnniqi tha se mbrojtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme për demokracinë që vendimet që merren nga institucioneve të bëhen brenda autorizimeve të tyre ligjore.
Sipas Krasniqit partitë politike të cilat erdhën në pushtet me thirrje për sundimin e rendit dhe ligjit, të mos e respektojnë tash aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, shkaktojnë precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij këtë aktgjykim kanë mundur fare lehtë të respektojnë duke përjashtuar nga kufizimi i lëvizjes komunat të cilat kanë më pak raste të konfirmuara me koronavirus.
Postimi i plotë:
Mbrojtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme për demokracinë që vendimet që merren nga institucioneve të bëhen brenda autorizimeve të tyre ligjore.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kur Qeveria ka vendosur për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në tërë vendin, ka tejkaluar autorizimet ligjore të dhëna me ligj të Kuvendit. Sikurse Kuvendi të kishte zgjedhur të jepte një autorizim të tillë në ligj për Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë – do të mund ta bënte.
Partitë politike të cilat kanë ardhur në pushtet me thirrjen për sundim të rendit dhe ligjit, dhe tash të mos e respektojnë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, shkaktojnë precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë. E këtë aktgjykim kanë mundur fare lehtë ta respektojë duke përjashtuar nga kufizimi i lëvizjes komunat të cilat kanë pak raste të konfirmuara me virusin Korona – por nuk e kanë bërë.