Blero sjell versionin e ri të këngës së Sabri Fejzullahut “Pse s’thash të du”

Blero nuk po rri kotë gjatë kësaj kohe të pandemisë kur pothuajse çdo gjë ka pauzuar
Artisti i njohur këtë herë ka sjellur një ‘cover’ të ri duke realizuar versionin e këngës së legjendës së muzikës, Sabri Fejzullahu “Pse s’thash të du”.
“Pse s’thash të du – cover e legjendës, Sabri Fejzullahu. Studio e improvizuar”, ka shkruar Blero.
Ndryshe, Blero ditë më parë deklaroj se ai poashtu ka përfunduar një këngë të re, por që nuk planifikon ta lansoj pa u përmirësuar situate./Indeksonline/