Latifi parashikon fat të njëjtë të Vjosa Osmanit me Jakup Krasniqin

Ish këshilltari i Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka komentuar përplasjen e sotme të kryeparlamentares Vjosa Osmani me bashkëpartiakun e saj, deputetin Driton Selmanaj.
Ndalja e fjalës së Selmanajt nga Osmani, sipas Latifit ngjason me kohën kur në PDK filloj plasaritja e madhe.
“Përplasja e Vjosa Osmanit me deputetët e LDK-së seç po ma kujton Jakup Krasniqin kur ua ndalte mikrofonin deputetëve të PDK-së dhe e quante rrugaç Bajram Rexhepin. Pastaj PDK- ja i reagonte duke e quajtur Jakupovski. Me siguri tash në LDK Vjosën e quajnë Vjosovska”, ka shkruar ai.