Haziri: VV ka përfitu në zgjedhjet e fundit, duke thënë se vota e LDK-së shkon për PDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kjo parti favorizon edhe sot pas votimit, një qeveri gjithëpërfshirëse me frymë kushtetuese.
“Mustafa ka kërku mandat nga Këshillimi i Pëgjithshëm për çështjen e koalicioneve. Ai ka kërku që LDK me qenë e gatshme për të gjetur opsione për stabilitet politik në pjesmarrje në qeveri apo edhe krijimin e qeverisë së re.
VV e ka tash ftesën nga ana e presidentit, ata të vlerësojnë formulë qeverisëse, por deri tash jnë në pozicionin e refuzimit, pasi duan zgjedhje të jashtëzakonshme.
Koalicioni i shpresës, mori 4 muaj të ndërtohet, por s’arriti as 52 ditë.”, tha Haziri në Rubikon, transmeton Indeksonline.
Ai tha se LDK pas 12 vitesh e ka humb primatin e partisë së parë dhe kjo s’ka qenë e lehtë.
“Në zgjedhjet e fundit duhe m’u lexu dhe m’u pa në rrafshin e kthimit të madh, jo siç kemi prit dhe punu, sepse Kurti për një mandat arriti me dalë si parti e parë.
Fushata jonë s’ishte agresive, në anën tjetër VV ka qenë përfituesi i madh pasi ka thënë që vota e LDK-së shkon për PDK-në.
Në javët e para koalicioni ka qenë premtues madje edhe emisarët e SHBA-së kanë qenë të impresionuar në pritje, për çka edhe është duartrokit për programin. Por, moszbatimi i tyre shkaktoi defektin.
Në këtë rrafsh LDK s’ka mund ta përballojë, s’mund të cilësohemi fajtor politik për inicimin e mocionit”, tha Haziri./Indeksonline