75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Onana: Barcelona është shtëpia ime, kthehem nëse duhet

Portieri shumë i vlerësuar i Ajaxit, Andre Onana ka ritheksuar se Barcelona është shtëpia e tij dhe se ai do të ishte i hapur për një rikthim në klub.

Kamerunasi ka fituar vlerësime të mëdha te Ajaxi pas bashkimit nga La Masia në 2015 dhe e ndihmoi Ajaxin në suksese të shumëfishta në Holandë, ashtu edhe në Evropë.

Onana ka një kontratë në klubin nga Amsterdami deri në vitin 2022, ndërsa karrierën e filloi në një ekip të krijuar nga Samuel Eto’o përpara se të bashkohej me sistemin e të rinjve të Barcelonës më 2010.

“Është e vështirë të dish. Barcelona është shtëpia ime dhe nëse duhet të kthehem, do të kthehem”, ka thënë fillimisht Onana për Canal +, kur u pyet nëse do të kthehej në Camp Nou, transmeton telegrafi.

“Por, ne jemi larg nga kjo, pasi unë jam një portier i Ajaxit dhe do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”.

Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona do të ishte e gatshme të rivalizonte Chelsean për transferimin e portierit këtë vit.

Raportet kishin pretenduar se Barcelona ishte e prirur të nënshkruante me Onana për të zëvendësuar Jasper Cillessen, i cili u bashkua me Valencian, por në vend të kësaj zgjodhi të nënshkruajë me portierin e Los Che, Neto.

Marc-Andre Ter Stegen është portieri afatgjatë i zgjedhjes së parë në Camp Nou, por kohëve të fundit është përfolur shumë një largim i tij.