75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Serie A, me pesë zëvëndësime

Një nga propozimet e fundit që vije në Serie A është mundësia që të mundësohen deri në pesë zëvëndësime në një ndeshje.

Kjo për shkak se ndeshjet pritet të luhen në termin të ri me orar më të ngjeshur, çdo dy ditë ose çdo tre ditë.

Kjo do të thotë se lojtarët do të kenë aktivizim më të madh fizik dhe rrezikojnë që të lëndohen, sidomos pasi kanë pushuar më shumë se një muaj.

Analistët vlerësojnë se zëvëndësimi i pesë futbollistëve në një ndeshje do ti konvenonte më shumë Juventusit për shkak të fondit të madh të futbollistëve që ka në bankën rezervë./Indeksonline/