75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Inspirim për të gjithë, 45 vjeçari që e njihni të gjithë tregon se si po e mban këtë super trup

José Roberto da Silva Junior, i njohur për të gjithë si Ze Roberto është bërë inspirim për të në rrjetet sociale. Ish-futbollisti brazilian ka treguar trupin e tij prej një super atleti, ani pse ka plot 45 vite mbi supe.

“Unë nuk kam vese. Unë nuk pi pije alkoolike. Nuk pi duhan. Ha shumë mirë, fle mirë. Kam familjen time, që është siguria ime më e madhe. Unë mendoj se këta janë faktorë të rëndësishëm për të arritur këtë formë fizike” ka thënë Ze Roberto.

Ze Roberto u tërhoq nga futbollit në vitin 2017, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur për Portuguesa, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Santos, Hamburg, Al-Gharafa, Gremio dhe Palmeiras./Indeksonline/