75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtina shëndërrohet në qytet fantazmë – njerëzit mbyllen në shtëpi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, në ditën e parë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave është parë bosh dhe e qetë, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të fotografive shihet se prishtinasit po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe ka fare pak qarkullim në qytet.

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”.

Këto vendime hyjnë në zbatim prej datës 15 prill, ora 06:00.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës./IndeksOnline/