Rriti çmimin e produktit në arkë, dënohet 400 euro supermarketi në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se një biznes (supermarket) është gjobitur me 400 euro, për shkak që ka rritur në arkë çmimin e produktit.
Ky është postimi:
400 euro gjobë për biznesin (supermarketin) që rriti në arkë çmimin e produktit
Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës.
Bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ne, dhe puna që bëjmë ne.
Të dashur qytetarë, vetëm duke bashkëpunuar e me besim të ndersjelltë do të arrijmë progresin shoqëror.
Ligji mbi të gjithë!
