Gjermania regjistron më shumë se 300 vdekje në 24 orë
Gjermania regjistroi 315 vdekje nga komplikimet që lidhen me Covid-19 në 24 orët e kaluara.
Kjo u bë e ditur në faqen e internetit të Qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.
Kjo është hera e parë që më shumë se 300 vdekje janë regjistruar në një hapësirë kohore 24-orëshe.
Gjermania regjistroi 2.866 infeksione të reja, duke çuar numrin e rasteve në 130.450, raporton CNN.
Për disa ditë, ka pasur më pak infeksione të reja të raportuara sesa rikuperime shtesë.
Në 24 orët e kaluara, 4500 njerëz janë shëruar nga Covid-19, thotë instituti.