Avokati Koci: Nana Rukë e ka zemrën e madhe, i fal ata që gabojnë

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së deputetës nga Levizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ku kishte thënë se Ramush Haradinaj, gjatë kohës sa ishte kryeministër e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit.
Koci tha se nana Rukë e ka zemrën e madhe, dhe se i falë ata që gabojnë, përfshirë Fitorën.
“Tre djem të vrarë, dy të plagosur – asnjë ditë të qetë pas lufte, e kanë forcuar nanën Rukë – edhe ashtu të fortë.
I falë ajo ata që gabojnë.
Edhe Fitorën.
E ka zemrën e madhe nana Rukë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/