Ministrja Dumoshi ngushëllon familjën e Violeta Rexhepagiqi

Minsitrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjën e Violeta Rexhepagiqi.
Në telegramin e ngushëllimit, Ministrja Dumoshi potencoi se Violeta nuk ishte artiste e zakonshme, të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturë tonë.
Gjithëashtu, Ministrja Dumoshi për shkak të situatë me COVID19 nuk mund të organizojë ceromoni mortore, por ajo njfoton qytetarët se nesër nga ora 10:00 para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të vendos fotografinë e Violetës dhe do të jehojnë këngët e saj.
Shkrimi i Ministrës Dumoshi, në rrjetin social Facebook:
E nderuara familja Rexhepagiqi,
Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi.
Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë. Violeta nuk ishte artiste e zakonshme.
Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.
Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.
Jemi me fat që e patëm e që e njohëm. Me respekt, Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër (17 prill 2020), ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë”, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj. Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim. V.D