75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Brenda 24 orëve shërohen 26 persona nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka thënë se brenda 24 orëve të fundit atje janë shëruar 26 persona nga Covid-19.

“26 të shëruar në 24 orët e fundit, 12 prej të cilëve janë raste të konfirmuara në qarkun e Shkodrës”.

“Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktiv”, ka shkruar Manastirliu.