Masat nuk ua lënë sheje, 31 kosovarë u arrestuan dje pasi nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Në bazë të raportit policor 31 persona dje janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për shkak të mosverimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, shkruan IndeksOnline.
Pavarësisht gjobave dhe arrestimeve në baza ditore kosovarët nuk po mund të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.
Ata janë arrestuar dje për shkak që kanë dalur jasht shtëpisë pa arsyeje dhe duke mos përshtatur orarin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.
Raporti:
Fushë Kosovë 16.04.2020 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dragash 16.04.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dragash 16.04.2020 – 12:00 Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Skënderbeu, Suharekë 16.04.2020 – 16:20. Janë shoqëruar në stacionin
policore shtatë meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.04.2020 – 20:50. Janë shoqëruar në stacionin policor njëmbëdhjetë meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Mizair Isma, Rahovec 16.04.2020 – 11:00. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Ulqinit, Mitrovicë 16.04.2020 – 12:42. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të
rregullt.
Fsh. Vesekofc, Vushtrri 16.04.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 16.04.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Rr. Vlade Cetkovic, Mitrovice Veri 15.04.2020 – 23:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.