Labinot Tahiri kujton humanisti Hyzri Varoshi: Institucionet të harruan por ne nuk të harrojmë kurrë

Këtë të enjte janë bërë 7 vite që kur ka ndërruar jetë humanisti i madh Hyzri Varoshi e e i cili kishte lëshuar shtëpinë e tij për shkolla, teatër dhe vend për tubim të shqiptarëve në atë kohë, transmeton IndeksOnline.
E vepra e tij është kujtuar nga këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka shkruar se ndonëse institucionet e kanë harruar atë, ai dhe qytetarët e Ferizajt kurrë nuk do ta harrojnë veprën e tij.
Tutje Tahiri ka treguar se gjatë ditës së djeshme bashkëshortes të së ndjerit ja kanë dhuruar gjatë ditës së djeshme 500 euro, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.
Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij:
Mirëdita të dashur qytetarë!
Sot institucionet e kanë harruar por ne nuk e harrojmë, familjen e humanistit të madh që kishte Kosova i cili vdiq vite më parë i ndjeri Baca Hyzri Varoshi!
Tani 25 vite më parë, i gjith qyteti Ferizajt merrnim ndihma tek ai njeri, i cili lëshoi shtëpinë për:
Shkolla
Teatêr në atë kohë!
Dhe vend për tubime të shqiptarëve e që ishte gjithmonê me rrezik ajo kohë!
Sot, Zonjes së tij ia kemi dhuruar 500 € për këtë kohê të Pandemisë dhe pako me gjëra ushqimore!
Baca Hyzri, qoftë i pa harruar pêr të gjithë nxënësit që mesuan në shtëpinë e ti gjatë okupimit Serb që nga viti 1990 e deri më 1999.
Me dashuri e respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovê e Shqipêrisë.