75 Mall Live Search
21:24 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Kryeministri pyetet nëse mjekët që erdhen nga Serbia kanë marrë leje ose jo, ja pergjigjja e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nëse mjekët që erdhen nga Serbia në Kosovë kanë marrë leje.

Ai shkurt është përgjigjur ka thënë se nuk ka informacione për këtë, megjithëse panelistet kanë insistuar për përgjigje.

 “Kryeministër ju njiheni si njeri i ditur dhe që keni informata, si ndodh të mos ta keni një informatë të tillë”, është pyetur ai.

Kurti, tha se për këtë çështje kompetent është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija.

“Ministri Vitija i di këto gjëra, dhe nëse merrem me të gjitha çështjet, atëherë çfarë të bëjë ministri dhe ministrat”, tha ai. /Indeksonline/