75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Ferizaji ‘rekord’ me 81 të infektuar me covid19, lë pas Malisheven

Pak më parë, me anë të një njoftimi, IKSHP ka konfirmuar se kanë rezultuar edhe 31 raste pozitive me covid19. 15 prej tyre mësohet se vijnë nga Komuna e Ferizajit, duke e çuar në 81 numrin total të rasteve në këtë komunë.

Pas rasteve të shënuara sot, Ferizaji bëhet komuna me më së shumti të infektuar me covid19, duke e lënë pas Malisheven me 70 të prekur, shkruan Indeksonline.

Ndryshe,  në Kosovë si pasojë e kësaj pandemie 12 persona kanë ndërruar jetë, 480 vazhdojnë të jenë të infektuar, derisa 84 janë shëruar plotësisht. /Indeksonline/