75 Mall Live Search
15:02 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

“Fokusohuni tek e mira, merrni frymë thellë”

Prezantuesi dhe moderatori i njohur shqiptar ka dhënë një mesazh motivuese në rrjetet sociale.

Ermali këtë vikend po e kalon pranë liqenit me familjen e tij, teksa nga atje ka ndarë një fotografi përmes të cilës ka përcjellur një mesazh.

“ Mbylli sytë. Merr frymë thellë, mbaje 3 sekonda dhe çliroje për 7. Bëje 10 herë këtë ushtrim. Betohem do ndiheni më mirë. Fokus te e mira. Dërgoni sinjale Pozitive. Mendoni çfarë dhe si mund të shkojë mirë…Ju uroj paqe miq”, ka shkruar Ermali.

Aktori këto ditë i ka shfrytëzuar për kaluar më shumë kohë me familje, kohë të cilën tha që nuk kishte mundur ta kishte më parë për shkak të angazhimeve të shumta profesionale./Indeksonline/