75 Mall Live Search
14:44 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Kadriaj akuzon VV-në: E kthyet Kosovën në lypsar të Serbisë, marre ju qoftë

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në detyrë, që ka pranuar 1,000 teste për virusin Korona si donacion nga Serbia. Ajo ka thënë se udhëheqësit e kësaj qeverie, që premtonin bashkëim me Shqipërinë, e kthyen Kosovën në një lypësare të Serbisë.

Ajo ka thënë se është e dhimbshme nënçmimi që po ia bëjnë Kosovës me këtë qasje. Ajo u ka drejtuar një pyetje zyrtarëve të VV-së. “A pyetët në Shqiperi paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, ka qenë pyetja e saj.