75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Sherifi thotë se refuzimi i perëndimit në mënyrë lindore rrezikon të ardhmen e vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se refuzimi i perëndimit në mënyre lindore rrezikon të ardhmen e vendit. Sherifi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyre për raportet e tij me SHBA-të.

“Kur u pyet rreth qëndrimit të tij në raport me SHBA-të Albin Kurti deklaroi se ai i do SHBA-të, mirëpo sipas tij “nuk është as partneritet, as aleancë, as dashuri nëse e bllokon të menduarit kritik…Ky lloj serviliteti që e bllokon mendimin kritik dhe dëshiron të shitet si dashuri e pakushtëzuar na ka lënë shumë mbrapa. Mua më duken qesharak, sikur të mos ishin të gërditshëm, ata të cilët e duan Perëndimin, në mënyrë lindore”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.

Postimi i plotë: