75 Mall Live Search
22:00 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Drejtori sportiv i Leipzig mohon se do të bëjnë ofertë 40 milionë euro për Rashicën

Sipas raportimeve të mediave gjermane futbollisti kosovar, Milot Rashica është pranë transferimit te RB Leipzig.

E për këtë transferim të mundshëm ka folur edhe drejtori sportive i skuadrës gjermane, Markus Krosche, transmeton IndeksOnline.

Sipas Krosche, Leipzig nuk ka menduar asnjëherë që të bëjë ofertë për 40 milionë euro për Rashicën,.

Mirëpo Krosche e pranoi që ata janë duke planifikuar që të bëjnë ofertë për futbollistin kosovar./IndeksOnline/.